Komediani amerikane, Jimmy Kimmel do të jetë prezantues i ceremonisë së çmimeve Oscar 2017, shkruan Reuters.
Nata më prestigjioze e ndarjes së çmimeve në industrinë e filmit do të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm, transmeton Klan Kosova.
49 vjeçari Kimmel prezanton emisionin “Late night with Jimmy Kimmel" në televizionin ABC dhe kjo do të jetë hera e parë për të që do të prezantojë edhe në Oscar.
Ai po ashtu ka prezantuar Emmy Awards më 2016 dhe në të kaluarën edhe American Music Awards.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet më 26 shkurt në Los Angeles.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.