Jimmy Kimmel i informoi fansat e tij rreth një incidenti që i kishte ndodhur për Ditën e Falënderimeve.
“Gëzuar Ditën e Falënderimeve për të gjithë. Përpiquni të mos i djegni flokët dhe vetullat duke ndezur zjarrin!”, shkroi në Instagram prezantuesi i talk show-ut në orët e vona të natës.
Në postim Jimmy përfshiu një foto të tij, ku duket me flokë, vetulla dhe qimet e dorës të djegura.
Në seksionin e komenteve, vajza e Jimmy-t, Katie, komentoi: "Përsëri?????" Ai iu përgjigj komentit me: “Po, tashmë është bërë një traditë festash”.
Disa kuzhinierë të famshëm kanë komentuar gjithashtu në postim. David Chang shkroi, "Lëvizje profesionale". Jamie Oliver shkroi, "Oh jooooo! ???.” Jeremy Renner dhe Chace Crawford lanë emoji me fytyrë të qeshur.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.