Lajmet e fundit

Femrat kanë nevojë për dashuri, ndërkaq meshkujt rrallë falin zemrën e tyre. Ata më vështirë flasin për ndjenjat dhe më vështirë e përballojnë divorcin.
Pjesëtaret e gjinisë së bukur më shpejt e kuptojnë kur merr fund lidhja, ndërkaq meshkujve u nevojitet më shumë kohë.
Pas divorcit, femrat kanë nevojë që ndjenjat e tyre më të thella t’i ndajnë me miqtë dhe me familjne. Ato brenda vetes nuk e grumbullojnë hidhërimin, ndërkaq dhimbja kalon dhe mund të marrin më shpejt veten.
Meshkujt e ngarkojnë veten me punë të shumta në mënyrë që të mos kenë kohë të mendojnë për ish partneren, kërkojnë ngushëllim në alkool apo tek femrat e tjera. Ato do të bëjnë çmos që të mos përballen me divorcin dhe me dhimbjen e cila e shoqëron pas përfundimit të lidhjes.
Shfaqjen e ndjenja ata më së shpeshti e konsiderojnë si shenjë dobësie dhe patetizmi por frikësohen që të mos duken të dobët para miqve të tyre.
Femrat pas divorcit shpesh ndryshojnë dukjen e tyre, frizurën apo stilin e veshjes dhe në këtë mënyrë shfaqin fillimin e jetës së re. Ndërkaq, meshkujt vuajnë në heshtje gjë që aq shumë shfaqet në duken e tyre. Lodhja, rraskapitja dhe net pa gjumë lënë gjurmë të dukshme.