Bashkëpunimin me Klan Kosovën nuk e kanë sefte.
Andaj, janë të sigurt se komedia e re që e titulluan “Jeta në çift”, e që vendosën ta transmetojnë pikërisht në televizionin më të madh në vend, do të jetë sukses i pashoq.
Rrugëtimin e serialit, Ilir Bokshi si regjisor, Fisnik Ademi si producent e Alban Rexhaj si aktor, do e nisin sonte nga pra 22:15, e atë mund ta shohin krejt moshat.
Bokshi tha se ky serial është komedi familjare i përshtatshëm për të gjitha moshat.
“Jeta e çiftit që do të tregohet në serial, padyshim që do të ketë edhe fëmijë”, deklaroi Bokshi.
Kryefamiljari i shtëpisë do të jetë edhe kryeprotagonist e roli i tij iu besua aktorit Alban Rexhaj.
Ky i fundit dha detaje mbi rolin e tij.
“Një burrë mesatar shqiptar biznesmen edhe që s’ka përgatitje për me qenë prind i mirë”, theksoi Rexhaj.
Ky, përkrah do të ketë edhe aktorë nga Shqipëria që poashtu do të jenë pjesë e serialit i cili do të transmetohet në Klan Kosova, çdo të enjte nga ora 22:15.
https://youtu.be/LV21GoUWJpA
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.