Këngëtari, Art Abazi, e ka lansuar video projektin e tij më të ri muzikor.
“Jeta” është titulli që Arti i ka vënë prurjes së tij të re artistike, ndërsa producentë të këngës janë Sergio Hajdini e Jeris Kaso, njofton Klankosova.tv.
Për pjesën e video klipi është përkujdesur regjisori, Butrint Pasha, ndërsa Abazi tekstin ia ka besuar koleges së tij nga Shqipëria, këngëtares dhe tekst shkrueses, Rozana Radi.
Akoma pa i mbushur 24 orë që prej publikimit në kanalin zyrtar të Art Abazit në YouTube, kënga ka arritur të grumbullojë afro 100 mijë klikime.
Mungesë nuk kanë shënuar as komentet e shumta nga fansat e këngëtarit, të cilët nuk kursyen komplimentet e tyre karshi “Jetës” së Abazit.
https://www.youtube.com/watch?v=73oZ2yHxA2M
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.