Aktori i njohur i serialit “Çka ka Shpija”, Dardan Gashi, ka ndarë copëza nga jeta e tij private.
Në emisionin “Ora Shtatë”, aktori thotë se është shumë i keq me gjumin, duke treguar se ai e pret zgjuar lindjen e diellit, transmeton Klankosova.tv.
Ai thotë se qetësinë e mbrëmjes e shijon për mendimet jashtë profesionit dhe punës që i ngarkohet gjatë ditës.
Ndërsa ai tregon po ashtu pasionin që i ka lindur për motoçikleta.
“Fillimisht e kam përdor për ikje më të lehtë nga trafiku në Prishtinë, por tani më është bërë pasion”, u shpreh Gashi.
Aktori foli edhe rreth familjes së tij, derisa thotë se kohë i kushton sa herë i vjen mundësia pasi puna që bën, e kufizon atë goxha si shumë.
https://www.youtube.com/watch?v=GlWyVxNZBQ8&t=424s
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.