Lajmet e fundit
Braziliani, që zëvendësoi Sergio Aguero si titullar në ndeshjen ndaj West Ham, asistoi në golin e parë, para se t'ia bënte sefte vet

Gabriel Jesus është lojtari i parë i Manchester City që në Premierligë shënon dhe asiston si debutues.
Futja e tij në fushë si titullar para Sergio Aguero shkaktoi habi tek tifozët, në përballjen e xhiros së radhës ndaj West Ham United.
Por tifozët e patën të shkurtë këtë emocion pasi Jesus bukur asistoi për Kevin De Bruyne që e vendosi topin në rrjetë.
Pasi David Silva shënoi golin e dytë për Citizens, ish asi i Palmeiras e vendosi veten në listën e shënuesve, kur coi në rrjetë një krosim të Raheem Sterling.