Lajmet e fundit

Sulmuesi Gabriel Jesus ka nënshkruar kontratë të re me Manchester City-n që do ta mbajë atë në Etihad Stadium deri më 2023.
Lajmin e ka bërë të ditur ky klub në faqen e tyre zyrtare, dhe kjo vjen pas performancave të tij mbresëlënëse stinorin e kaluar kur kishte shënuar 24 gola në 53 ndeshje.
“Do të doja t’i falënderoja tifozët për mikpritjen dhe se sa mirë më kanë trajtuar. Mund të them që ishte vendimi më i mirë që e kam marrë në jetë ardhja në Manchester City sepse përderisa jam këtu, po përmirësohem si profesionist dhe si person”, ka thënë ai për ueb-sajtin e City-t.