Lajmet e fundit

Manchester City do ta dush 19 vjeçarin nga Brazili Gabriel Jesus, në lojë kundër Tottenham’it të shtunën, pasi pagoi 27 milionë funte që ta marrte nga Palmeiras.
Jesus ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me City’n në Gusht të këtij viti.
“Ai ka potencial që të bëhet njëri nga sulmuesit më të mirë të lojës”, ka thënë drejtori i City’t Txiki Begiristan
Jesus ka arritur në City në fillim të muajit, por ka pasur vonesa në shqyrtimin e dokumentacionit të tij nga Shoqata e Futbollit prandaj nuk ka mundur të luajë deri më tash.
City e ka cilësuar Jesusin si njërin ndër talentet më të shquara në Amerikën e Jugut dhe ka luftuar për të edhe me Barcelonën.