Lajmet e fundit

Jessie J mbetet me shpresën se një ditë do të bëhet nënë.
Pasi kishte treguar në një koncert, gjatë këtij muaji, se nuk mund të bëhet nënë, këngëtarja 30 vjeçare ka thënë se po bën gjithçka çfarë mundet për të ardhmen e saj, “në mënyrën më të mirë që trupi ia lejon”.
“Pasi kam shpjeguar kuptimin e këngës sime ‘Four Letter Word’, në skenë, gjatë këtij turneu - dashuria dhe mbështetja që kam marrë është e papërshkrueshme. Falemnderit”, ka shkruar këngëtarja në një Instagram Story.
“Më kanë thënë katër vjet më parë se nuk mund të mbes shtatzënë. Më kanë thënë gjithashtu se më duhet të bëj një ndërhyrje kirurgjike dhe të nisë një terapi me medikamente. Unë kam refuzuar këtë ndërhyrje kirurgjike dhe nuk po marr asnjë medikament, përpos atyre natyrale dhe një ndryshim të dietës. Nuk e kam humbur shpresën”, ka thënë ajo tutje.
Gjatë një performance në Royal Albert Hall në Londër, këngëtarja ka rrëfyer për të gjitha vështirësitë që ajo ka kaluar, transmeton Klan Kosova.
“Nuk po ju tregoj që të ndjeni dhembshuri për mua sepse unë jam një nga miliona gra dhe burra në botë që kanë kaluar nëpër këtë gjë, ashtu do të bëj edhe unë”, ka thënë Jessie në fillim të performancës së saj.
“Nuk mund të jetë diçka që na definon, por unë doja të shkruaja këtë këngë për veten time në momentin e dhimbjes dhe mërzisë, por po ashtu në mënyrë që t’i jap vetes gëzim, ashtu sikur edhe njerëzve diçka që mund ta dëgjojnë në momentet kur e kanë vështirë në jetë”, ka vazhduar ajo.
Këngëtarja po ashtu ka thënë se e di se “një ditë do të jetë nënë”.
“Unë besoj në mrekulli. Por nëse nuk ndodh në mënyrë natyrale, atëherë nuk ishte e shkruar që të ndodhte. Por një nënë ekziston në secilin prej nesh. Kjo na inspiron. Ne jemi të forta. Koha do të tregojë”, u ka thënë Jessie J fansave të saj.
Në ndërkohë, i dashuri i këngëtares, Channing Tatum ka një vajzë pesëvjeçare Everly me ish të dashurën Jenna Dewan.