Keni celulit dhe kjo ju kompleskon?
Epo mos u ndjeni keq, sepse me këtë “problem” përballen edhe femrat me famë botërore, të cilat kanë para dhe kushte ekonomike për t’i luftuar, por në vend të kësaj i ekspozojnë me krenari.
Jassie J është ajo që në Instagram e ka postuar një fotografi të saj diku nga bregdeti dhe e veshur me bikini, ku në pjesën e prapme të trupit i duket celuliti.
“Më janë dashur vite që t’i bëj flokët kështu. Hija ime është disponimi im. Oh, dhe për ata që më thonë se kam celulit - E di, kam pasqyrë”, shkroi këngëtarja për fotografinë e postuar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.