Jessica Alba është treguar e sinqertë për largimin e saj nga aktrimi.
Sipërmarrësja 39-vjeçare e kompanisë “Honest”, foli për numrin e ri të revistës Romper.
Në intervistë, ajo foli për mënyrën se sit ë bërit nënë në 2008 me vajzën e saj Honor, ndryshoi perspektivën e saj të jetës.
“Nëna ime kishte kancer në moshë vërtetë të re. Shumë gra ën familjen time kanë kaluar kancere te ndryshme, asnjëra prej tyre nuk është gjenetike”, shpjegoi ajo, duke shtuar se ajo “u rrit me sëmundje kronike”.
“Kam pasur pesë operacione para se të bëhesha 11 vjeç. Kisha alergji kronike dhe kam qëndruar e shtruar në spital shumë si fëmijë. Kam pasur një moment të vërtetë kur kam thënë se dua të jetoj, të lulëzoj dhe të kaloj sa më shumë kohë me këtë person të vogël që po e sjellë në jetë, sa më shumë që të jetë e mundur. Kështu që, shëndeti im ka rëndësi. Unë dua që ky person i vogël të jetë i shëndetshëm. Dhe është shumë e vështirë të jesh e lumtur kur nuk e ke shëndetin”.
“Kjo në të vërtetë më motivoi. Motivimi nuk ishte si: ‘A do të punësohem sërish?’ Sinqerisht, unë isha në kulm të karrierës sime”, shtoi ajo.
Pas lindjes së vajzës, ajo nuk mund të rikthehej te ajo që po bënte më parë - "Thjesht nuk munda dhe nuk më interesonte më në të njëjtën mënyrë”.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.