Jesse Eisenberg ka qenë i sinqertë për luftën e tij me ankthin.
Aktori 35 vjeçar u ngjit në skenë për të biseduar me Institutin Child Mind, gjatë së enjten në Neë York, transmeton Klan Kosova.
Jesse i cili tha se është kontrolluar në një spital psikiatrik në moshën 11 vjeçare, foli për trajtimin e ankthit si prind i një djali trevjeçar.
“Për mua, nuk ka asgjë më të mirë për shëndetin mendor se sa të shqetësohesh për gjëra që janë reale dhe kur ke një fëmijë, mund të shqetësohesh vetëm për diçka që është e vërtetë”, tha aktori.
Ai shtoi: “Unë i rezistoj të gjitha tundimeve që duhet t’i bëj, sepse e di se nuk është e dobishme”.
Jesse dhe bashkëshortja e tij Anna Strout mirëpritën djalin e tyre në prill të vitit 2017.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.