Lajmet e fundit
Jese Rodriguez do të vazhdoj të jetë pjesë e Real Madridit, pasi ka marrë konfirmimin nga trajneri se ai është në planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Rafa Benitez pati treguar interes në tranferimin e Jese edhe kur drejtonte stolin e Napolit.
Kjo pasi spanjolli e sheh atë si lojtar shumë perspektiv. Menaxheri i Real Madrid e sheh të ndritshme të ardhmen e të riut, pas një sezoni me pak paraqitje që prej lëndimit të tij.
Benitez qysh në ditët e para të arritjes në Madrid pati thënë se do të dëshironte që Jese të qëndronte, prandaj duket se e ardhmja e lojtarit do të vazhdoj të jetë klubi mbretëror.
Sulmuesi gjithherë ka thënë që do vetëm një gjë – të fitoj duke në fanelën e bardhtë të Madridit.
“Unë erdha këtu në moshën 13 vjeçare dhe tani kam 22. Do të dëshiroja të mbush 40 vjeç kur të largohem”.
“Ky është klubi im i jetës. Prandaj nuk do të dëshiroja të huazohesha ose largohesha”.
Jese tashmë ka filluar të stërvitet në planin personal që të jetë në formën e duhur për parasezonin me ‘Los Blancos’.