Jerusalemi është zbardhur të mërkurën pasdite për herë të parë pas gjashtë vjetësh pasi borë ra në disa pjesë të Sirisë, Libanit, Jordanisë, Izraelit dhe Bregut Perëndimor.
Disa hebrenj u falën te Muri Perëndimor derisa të tjerët vallëzuan dhe kënduan, njofton Klan Kosova.
Përveç tyre, në vendin e shenjtë shkoi edhe një nuse e buzëqeshur derisa fjollat e mëdha të borës binin rreth saj.
Banorëve lokalë që po shijonin motin jo të zakonshëm iu bashkuan edhe fqinjtë nga qytete si Tel Avivi që s’deshën të humbasin këtë eksperiencë.
https://www.youtube.com/watch?v=D02wNj6QzkY&t=22s
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.