Me njoftimin për largimin nga Liverpooli të yllit Trent Alexander Arnold, klubi duket se ka nisur gjahun për një zëvendësues të tij.
Siç raporton gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano, duket se “The Reds” tashmë e kanë gjetur pasuesin e Arnoldit.
Thuhet se mbrojtësi i krahut të djathtë të Bayer Leveskusenit, Jeremie Frimpong, tashmë i ka thënë po klubit nga Anfield.
Holandezi thuhet se do t'i kushtojë Liverpoolit rreth 40 milionë euro. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.