Lajmet e fundit

Humza Yousaf ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Skocisë, dhe kreu i partisë SNP, pak më shumë se një vit prej kur u zgjodh.
Yousaf, tha në një konferencë shtypi në Bute House, se do të qëndrojë në post derisa të zgjidhet pasardhësi i tij për të siguruar një "tranzicion të qetë dhe të rregullt".
“Pasi kalova fundjavën duke reflektuar mbi atë që është më e mira për partinë time, për qeverinë dhe për vendin që unë drejtoj, kam arritur në përfundimin se riparimi i marrëdhënieve tona përtej ndarjes politike mund të bëhet vetëm me dikë tjetër në krye".
"Prandaj kam informuar sekretarin kombëtar të PKSH-së për qëllimin tim për t'u dorëhequr si lider partie", ka thënë Yousaf, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv