Linda Yaccarino njoftoi se po tërhiqet nga roli i saj si drejtoreshë e X.
Ajo nuk ka dhënë arsye se pse ka vendosur të tërhiqet nga ky post.
“Pas dy vitesh të jashtëzakonshme, kam vendosur të jap dorëheqjen si Drejtore Ekzekutive e X”, shkroi ajo. Jam jashtëzakonisht krenare për ekipin e X - kthesa historike e biznesit që kemi arritur së bashku ka qenë thjesht e jashtëzakonshme”, tha Linda.
Musk dhe Yaccarino kishin udhëhequr një iniciativë për ta ribërë plotësisht kompaninë - e cila atëherë njihej si Tëitter - me gjigantin e teknologjisë që paralajmëronte se platforma ishte shumë e "zgjuar".
Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Yaccerinon. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.