Jennifer Lopez po merr një projekt të ri!
Revista People raporton se artistja 51-vjeçare dhe partneri i saj producent, Elaine Goldsmith-Thomas, po bashkohen me Skydance dhe Concord për të zhvilluar projekte origjinale bazuar në katalogun e muzikalëve të Concord.
Të përfshira në katalogun mbresëlënës të Concord janë disa nga klasikët më të mëdhenj të Broadway, përfshirë The Sound of Music të Rodgers dhe Hammerstein dhe Oklahoma!
Bëhet e ditur se Jennifer do të ketë opsionin për të luajtur në të paktën një nga përshtatjet.
"Muzikalët ishin një pjesë e sixhades së fëmijërisë sime," tha aktorja e Hustlers në një deklaratë. "Ne jemi aq të ngazëllyer që fillojmë bashkëpunimin tonë me Skydance dhe Concord në riinterpretimin e disa muzikalëve më klasikë dhe sjelljen e tyre në jetë në mënyra të reja për një brez të ri".
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.