Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck kanë qëndruar së bashku në Los Angeles, pas ndarjes së fundit të 51 vjeçares nga ish i fejuari, Alex Rodriguez.
Një burim i afërt i Lopez ka thënë për revistën e njohur People se Affleck e ka vizituar të premten këngëtaren në shtëpinë e saj.
"Ata janë miq. Ata kanë qenë gjithmonë miq dhe e kanë qëndruar kështu me njëri-tjetrin, gjatë viteve", ka thënë ky burim për People.
Rodriguez dhe Lopez, më 15 prill kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku kanë njoftuar për fundin e fejesës së tyre, pas katër vjetëve sa ishin bashkë, shkruan People, transmeton Klan Kosova.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.