Lajmet e fundit

Jennifer Lopez di si të festojë ditëlindjen!
Diva e muzikës pop po përgatitet që në ditëlindjen e saj të 50-të në muajin korrik do ta festojë në një mënyrë shumë të veçantë.
Këngëtarja e “Limitless” ka dhënë një lajm të mirë për të gjitha fansat e saj gjatë paraqitjes së saj në “The Ellen DeGeneres Show”.
“Këtë verë kam vendosur të bëj diçka të madhe për ditëlindjen time meqë është një ditëlindje e veçantë. Unë do të shkoj në një turne në Amerikë që do ta quaj “It’s My Party”. Unë do të mbaj 25-28 koncerte, diçka kështu. Nuk janë shumë koncerte por do të jem në këtë turne gjatë muajve qershor dhe korrik”, ka thënë ajo.
Lopez ka thënë po ashtu se ajo nuk ndihet se është 50 vjeçare.
“Është çmenduri. A ndihet dikush sikur je akoma 16 vjet? Unë ndihem 26 vjeçare”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.
Lopez dhe i dashuri i saj Alex Rodriguez së fundmi kanë mbajtur një dietë pa karbohidrate dhe sheqerna dhe kjo duket se ka ndodhur për një arsye.
“Unë po bëhem gati për një film ku do të kem rolin e striptistes”, ka deklaruar ajo.