Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez që janë fejuar pas dy vjetësh lidhje dashurie janë gati të ndërtojnë një familje dhe të ardhme së bashku.
“Ne jemi shumë të lumtur”, ka thënë Lopez për revistën
People, vetëm pak ditë pasi Rodriguez e kishte befasuar me propozimin për fejesë me një unazë diamanti 16 karatëshe gjatë pushimit të tyre romantik në Bahamas.
“Ne e vlerësojmë shumë momentin në të cilin jemi në jetën tonë sot dhe këtë po e shijojmë më së shumti”, ka thënë Rodriguez.
Një nga punët e para të çiftit më të njohur dhe seksi, pas udhëtimit, është t'i kthehen punës.
Pasi janë kthyer në New York, ikona 49 vjeçare e muzikës pop dhe ylli 43 vjeçar i bejsbollit kanë treguar se do të punojnë së bashku.
J-Rod kanë njoftuar se do të kenë një bashkëpunim në botën e modës pasi çifti janë përzgjedhur si fytyrat e reja të markës së syzeve
Quay Australia.
Përpos që kanë pozuar së bashku për kampanjën e re të kësaj marke të njohur të syzeve, dyshja kanë qenë inspirim edhe për dy koleksione të
Quay Australia -
Quay x JLo dhe
Quay x ARod.

Pa dyshim se Lopez dhe Rodriguez e kanë dëshmuar se funksionojnë shumë mirë edhe kur punojnë bashkë.
Ata gjithmonë koordinohen për veshjet e tyre në tapet të kuq, madje edhe kishin vendosur një trend global me sfidën e tyre dhjetëditore për të mos konsumuar sheqer dhe karbohidrate.
“Gjithçka që bëjmë e bëjmë së bashku. Ai i di ëndrrat e mia dhe unë i di ëndrrat e tij, kur jemi bashkë ndihemi që jemi më të fortë”, kishte deklaruar Lopez.
Por duket se gjithë lidhjen e tyre të dashurisë e përmbush dashuria e pakusht për njëri-tjetrin.
“Ne e mbështesim njëri-tjetrin vazhdimisht dhe jemi duke menduar vazhdimisht për jetën tonë që do ta ndërtojmë së bashku”, ka thënë Lopez derisa Rodriguez ka shtuar se janë mirënjohës për gjithë çfarë kanë në jetë.
