Lajmet e fundit

J.Lo, që kishte ekspozuar muskujt e barkut shumë të definuar, mbante në dorë termosin e madh të kafesë të personalizuar me shumë gurë që shkëlqejnë.
“Baby, është ngrohtë jashtë. Krishtlindjet në Miami”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë së postuar në Instagram.
Këngëtarja 50 vjeçare po shoqërohej nga i fejuari i saj Alex Rodriguez. Çifti më pas është parë teksa është larguar me një Porsche ngjyrë të kuqe që kombinohej shumë mirë me veshjet sportive të yllit të “The Hustlers”.