Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk mund t'i mbanin duart larg njëri-tjetrit gjatë një darke familjare, ku ata u shfaqën shumë pasionantë.
Dyshja kanë ringjallur romancën e tyre dhe vazhdimisht e tregojnë se sa të lumtur janë.
Lopez dhe Affleck gjatë tërë kohës në darkë nuk mund t’ia ndanin sytë njëri-tjetrit dhe vazhdimisht përqafoheshin, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Darkës së tyre iu bashkuan edhe binjakët e Jenniferit, Emme dhe Max me të cilin Beni kohë pas kohë bisedonte dhe buzëqeshte.
Thuhet se darkës iu bashkua edhe motra e Jenniferit, Lynda Lopez gjë që tregon se gjërat mes çiftit të famshëm po bëhen shumë serioze.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.