Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, dhe ish i fejuari i saj, Alex Rodriguez, zyrtarisht e kanë konfirmuar ndarjen e tyre.
Tashmë, ish-çifti e kanë ndarë një njoftim për revistën People, në të cilën kanë thënë se për ata është më mirë të mbesin miq.
"Ne e kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta".
"Ne i urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që kemi është të themi faleminderit për të gjithë ata që na kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje gjatë kësaj faze", thuhet në deklaratë.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.