Lajmet e fundit

Duket se është fillimi i shumë Krishtlindjeve për Jennifer Lopezin dhe të dashurin e saj, Alex Rodriguez.
Të shtunën, këngëtarja e “Dinero”, postoi disa fotografi të binjakeve të saj bashkë me vajzën e Alex, Natasha, duke dekoruar pemën e Krishtlindjeve, njofton Klan Kosova.
“Koha më e mirë është me ta”, shkroi ajo në fotografinë e tre fëmijëve së bashku.
Jennifer postoi edhe një video të tyre derisa po zbukuronin bredhin.
https://www.instagram.com/p/BrIP4HzAU1i/
Më pas ishte Alex Rodriguez, ai i cili në një postim tregoi se dy binjakët e JLo po përgatiteshin për provimet e shkollës së mesme.
Çifti, të cilët kanë qenë në lidhje që nga marsi i vitit 2017, rregullisht i marrin fëmijët e tyre së bashku për ngjarje sportive dhe pushime.
Ata e kaluan këtë fundjavë së bashku si familje.
https://www.instagram.com/p/BrIRM1vgb3z/