Jennifer Lopez ka arritur në qytetin turistik Mesdhetar të Turqisë në Antalia përpara koncertit të saj më 6 gusht.
Këngëtarja me famë botërore do të performojë të martën në hotelin Regnum Carya si pjesë e turneut botëror të saj “It’s My Party” në 25 qytete, njofton Klan Kosova.
Dy aeroplanët që sollën J-Lo dhe ekuipazhi i saj, i përbërë nga 90 persona, mbërritën në Antalia në mëngjesin e hershëm. Këngëtarja amerikane shkoi direkt në hotelin ku do të zhvillohet koncerti.
Njësitë policore morën masa të rënda sigurie pranë derës së terminalit VIP të aeroportit dhe nuk lejuan askënd afër daljes.
Një vilë tre-katëshe me pesë dhoma gjumi, një pishinë private dhe një heliport është përgatitur për Lopez, e cila planifikon të kalojë tre net në Antalia.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.