19.07.2019 · përditësuar para 2547 dite1 min lexim
Jennifer Hudson ka arritur një marrëveshje kujdesi me ish-të fejuarin David Otunga, dy vjet pas ndarjes së tyre.
Aktorja fituese e çmimit Oskar, 37 vjeç, dhe 39 vjeçari ish-profesionisti i mundjes, filluan një betejë të kujdestarisë ndaj djalit të tyre David Jr, pothuajse dy vjet më parë, me Tribunalin e Çikagos që raportojnë se palët arritën marrëveshjen e tyre të martën, njofton Klan Kosova.
Faqja e internetit raporton se detajet e marrëveshjes së kujdestarisë janë mbajtur sekrete, pasi Jennifer dhe David nënshkruan një urdhër në 2017, gjë që i pengon ata të flasin publikisht për rastin.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.