Lajmet e fundit

Jennifer Garner duket se po e merr shtruar me të dashurin e saj John Miller.
“Jen ka ngadalësuar gjërat me John qysh prej kur është bërë publike se ata janë në lidhje dashurie. Fëmijët, karriera dhe Ben [Affleck] janë për momentin prioriteti i saj kryesor dhe ajo nuk është gati për diçka më serioze”.
Të paktën kështu ka bërë të ditur një burim pranë aktores duke shtuar se Garner u ka thënë miqve se për momentin ajo nuk është duke kërkuar diçka më serioze në lidhjen e saj.
“Ajo u ka thënë miqve të saj të afërt se nuk është gati të përkushtohet më shumë, për momentin. Ajo dëshiron të ketë gjithë fokusin e saj në familjen, karrrierën dhe të ndihmojë Ben të kthehet në rrugën e duhur”.
“Ajo e shijon kohën me John por ajo është e shqetësuar se po bën hapa të shpejtuar dhe nuk dëshiron të dëshpërohet”, ka thënë tutje ky burim, transmeton Klan Kosova.
I njëjti burim ka thënë se Garner akoma komunikon me Affleck sepse për të është shumë e rëndësishme që ai të kalojë varësinë e tij nga alkooli.
“Ajo është një mike shumë e mirë për të, ashtu sikur edhe një nënë e mrekullueshme”.