Lajmet e fundit

Aktorët ishin ritakuar në muajin janar për të marrë pjesë në një meshë në Los Angeles ku ishin bashkë me fëmijët e tyre – vajzat Violet (13), Seraphina (10) dhe djalin Samuel (6).
Edhepse të dy kanë ecur përpara me jetën e tyre të dashurisë – Garner është në lidhje me biznesmenin John Miller dhe Affleck me producenten e Saturday Night Live, Lindsay Shookus – ata sërish takohen për hir të fëmijëve të tyre.
“Ben dhe Jen kanë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Ata i rrisin fëmijët e tyre së bashku dhe ata do të jenë gjithmonë të parët, në prioritetet e tyre”, ka thënë një burim për Us Weekly në tetor të vitit 2018.
