25.06.2019 · përditësuar para 2571 dite1 min lexim
Janë çifti më i komentuar qysh kur e publikuan lidhjen e tyre.
Jennifer Lopez, 49 vjeçare dhe Alex Rodriguez, 43 vjeçar vazhdojnë të jenë shumë të dashuruar, njofton Klan Kosova.
Çifti i lumtur dha një intervistë të re për Sports Illustrated dhe fjalët e tyre vërtet janë të ëmbla.
Sipas Jennifer ish lojtari i MLB-së, e ka kompletuar atë.
"Unë kam qenë në sytë e publikut, kam qenë vazhdimisht në media në një farë mënyre. Unë jam kreative dhe artistike dhe i kam të gjitha këto aftësi", thotë ajo.
"Ai është një djalë me mendje biznesi që njeh matematikën dhe numrat, paratë dhe barazinë dhe të gjitha ato gjëra. Ne e plotësojmë njëri-tjetrin”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.