Jennifer Aniston ka folur për uljen emergjente të avionit të saj privat, gjatë udhëtimit të saj të ditlëindjen në Cabo San Lucas, transmeton Klan Kosova.
Aktorja 50 vjeçare u paraqit në emisionin e Ellen DeGeneres, ku foli për këtë rast.
Avioni thuhet se humbi një rrotë gjatë ngritjes dhe për shkak të kësaj, u ul në tokë në Kaliforni për shkak të sigurisë.
Pas lajmit mbi uljen emergjente, Jen zbuloi se Ellen ishte personi i parë që i ka shkruar asaj për t’u siguruar që ajo ishte në rregull.
“Dhe kur e pashë këtë, thashë ‘Ellen’ Paskam dikë që më do”, tha aktorja me shaka.
https://www.youtube.com/watch?v=wNaZhbIOQQ8
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.