11.11.2019 · përditësuar para 2430 dite1 min lexim
Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka gëzuar famë të jashtëzakonshme që nga paraqitja e saj si Rachel Green në NBC’s Friends në 1994.
Dhe në People’s Choice Awards 2019 në LA, ajo dha kredite për punën e bërë në projektin NBC me të gjitha ofertat dhe shpërblimet që i fitoi, njofton Klan Kosova.
Aktorja, 50 vjeçare, u emocionua ndërsa reflektoi në karrierën e saj dhe besnikërinë e fansave të saj.
Aniston madje i falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur ndër vite, ndërsa ajo u nderua me çmimin Ikona e Popullit.
Ajo derisa bëri shaka se vepron vetëm për para, e quajti serialin e njohur, ''Friends'' dhuratë të jetës.
''Dua të them, ''Friends'', ishin vërtetë dhuratë e jetës për mua dhe unë nuk do të isha këtu pa atë shfaqje fantastike dhe atë kast fantastik. Më është hapur rruga për gjithçka që kam pasur rastin të bëj deri tani!'', është shprehur ajo njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.