Jennifer Aniston ka folur përse i ka ndërprerë kontaktet me disa nga miqtë e saj që nuk kanë pranuar të vaksinohen.
Në fillim të kësaj jave, aktorja e serialit të famshëm televiziv "Friends" tha se ajo kishte "humbur disa njerëz nga rutina e saj javore" të cilët kishin vendosur të mos marrin vaksina kundër Covid-19.
Disa nga ndjekësit e saj në Instagram kanë pyetur që atëherë pse ishte kaq e shqetësuar, duke qenë se ishte vaksinuar.
"Sepse nëse e ke variantin, prapë mund të më infektosh," postoi ajo të enjten.
"Mund të sëmurem paksa, por nuk do të pranohem në spital dhe ose do të vdes.
"Por unë mund ta infektoj dikë tjetër që nuk ka vaksinë dhe shëndeti i të cilit është komprometuar - dhe për këtë arsye unë do ta vë jetën e tyre në rrezik."
Aktorja i bëri komentet në "story", në Instagram, e cila i lejon përdoruesit të postojnë fotografi, video dhe mesazhe të cilat qëndrojnë vetëm për 24 orë.
Në intervistën e saj për InStyle, botuar të martën, Aniston tha: "Ende ka një grup të madh njerëzish që janë anti-vaksinues ose thjesht nuk i dëgjojnë faktet dhe kjo është një turp i vërtetë, njofton Klankosova.tv
"Unë thjesht kam larguar disa njerëz në rutinën time javore të cilët kanë refuzuar ose nuk kanë zbuluar [nëse ishin apo jo të vaksinuar], dhe ishte për të ardhur keq. Ndjej se është detyrimi juaj moral dhe profesional për të informuar.
Ajo shtoi: "është e ndërlikuar sepse secili ka të drejtën e mendimit të tij - por shumë mendime nuk ndjehen të bazuara në asgjë përveç frikës ose propagandës."
●●●
DSHKRIMI NGA
D.T
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.