Lajmet e fundit
Mbrojtësi i Arsenalit, Carl Jenkionson mund të kaloj edhe sezonin e ri si huazim në ndonjë skuadër evropiane.

Por para kësaj drejtuesit e klubit londinez dëshirojnë që t’i ofrojnë kontratë anglezit që e mbanë atë të lidhur edhe më tutje me skuadrën.
Jenkinson sezonin e fundit e ka kaluar te skuadra tjetër e qytetit West Ham United.
Kurse për sezonin e ri skuadra e Sunderland ka shprehur gatishmërinë që të dërgojë një ofertë drejt Arsenalit për të siguruar shërbimet e tij.
Por për këtë Wenger ka thënë se dëshiron që fillimisht t’i ofrojë atij kontratën e re, sepse sipas tij lojtari ka të ardhme me Gunners edhe nëse përsëri mund të shkojë në huazim.