Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Arsenal, Carl Jenkinson është i vendosur që të largohet nga ky klub.
Ai pritet që të bashkohet me Crystal Palace për pjesën tjetër të sezonit në formë të huazimit dhe marrëveshja pritet të arrihet brenda dy-tre ditëve.
Jenkinson ka kaluar edhe dy sezone të tjera si huazim në West Ham dhe tash pritet që të shkojë drejt jugut të Londrës.
Menaxheri i Palace, Sam Allardyce po ashtu është në përpjekje të huazimit edhe të Patrice Evra nga Juventus./Klan Kosova/