Lajmet e fundit
Rafa Benitez ka thënë se Real Madridi nuk është aspak skuadër që mbrohet - gjë të cilën sipas tij e tregojnë statistikat.

Shefi i Real Madridit, Rafa Benitez ka goditur të gjithë ata që e kanë akuzuar se luan me sistem mbrojtës.
“Stili i Realit është që të fitojë duke sulmuar dhe shënuar më shumë gola se kundërshtari, kushdo qoftë ai. Nuk mërzitemi shumë kë e kemi përpara”.
“Kemi një skuadër fituese që po përmirësohet vazhdimisht. Fuqia që kemi treguar kur kemi pasur mungesa na jep optimizëm”.
“Kjo skuadër ka fuqi për të sulmuar vazhdimisht, për të rrezikuar portierin kundërshtar dhe për të shënuar shumë gola, gjë të cilën po e dhe do ta bëjmë”.
Spanjolli edhe një herë tjetër u është referuar statistikave për ta mbrojtur veten nga akuzat.
“Skuadra më sulmuese është ajo që godet më shumë. Nëse i analizoni gjërat do ta shihni që ne jemi ajo skuadër. Dhe ne do të vazhdojmë kështu”.
“Nuk më pëlqen që të jem i dyti dhe tani kemi rastin për t’i ndrequr gabimet”.
"Të shtunën luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, ndaj jemi skuadër favorite".