Lajmet e fundit
Trajneri i Rayo Vallecano, Paco Jemez është distancuar nga raportet e medieve që e lidhin atë me një kalim te Real Madrid.

Ai ka thënë se nuk dëshiron të diskutojë për këtë punë për derisa Carlo Anchelotti e mbanë atë pozitë.
Jemez konsiderohet si njëri nga tajnerët që premton në të ardhmen në zejen e trajnerit.
Kontrata e tij me Vallecanon skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa edhe e ardhmja e Ancelottit te Madrid është e paqartë.
“Mendoj se është mungesë e respektit që të flasim tash për tash, përveç kësaj Reali aktualisht ka trajner. Në atë moment që klubi vendos diçka që ne e shohim si mundësi të mirë, atëherë flasim” ka thënë, Jemez.
Sipas tij Ancelotti është trajner i madh dhe shpreson se ai do të qëndrojë në Madrid edhe për vite të tjera.