Lajmet e fundit

Jemeni është duke u përballuar me shpërthimin epidemik të kolerës, më të rëndin në tërë botën, kanë paralajmëruar nga Kombet e Bashkuara.
Në një deklaratë të UNICEF dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është thënë që numri i rasteve të dyshuara që janë prekur nga kolera e ka tejkaluar shifrën 200,000.
Deri më tani më shumë se 1,300 persona kanë vdekur, një e katërta prej të cilëve ishin fëmijë.
Këto shifra pritet të rriten.
Ndërsa dy agjencionet e OKB-së, kanë deklaruar që janë duke bërë gjithçka për të parandaluar eskalimin e situatës.