Jeffree Star ka folur përsëri për thashethemet ‘qesharake’ se ai ishte i lidhur me Kanye west.
Thashethemet u përhapën në fillim të vitit kur Kanye dhe Jeffree ishin të dy në Wyoming në të njëjtën kohë, gjë që bëri që njerëzit të mendonin për një lidhje mes tyre.
Jeffree më parë adresoi situatën në një video në YouTube dhe tani ai ka folur përsëri në një intervistë të re, transmeton Klankosova.tv.
“Unë mendoj se rastësia është e çmendur kur jeton në Hidden Hills, dy milje larg tij dhe atëherë unë gjithmonë e kam dashur Wyoming dhe isha padyshim i vetëdijshëm se ata kishin shkuar shumë atje”, tha Jeffree për E! News. "
“Mendoj se thashethemet janë qesharake, ato janë gazmore. Unë mendoj se muzika e Kanye është e mahnitshme, por ai padyshim nuk është për mua”.
Pra, a është Jeffree edhe i interesuar për romancë tani?
“Pas aksidentit, me të vërtetë jam përqendruar te vetja ime, por do të ketë disa njoftime të mëdha që unë do t'ia bëj botës. Kam pasur shumë kohë për të pushuar dhe me të vërtetë kam reflektuar dhe kam pasur disa momente të mëdha jetësore që nuk jam gati t’i ndaj akoma, por së shpejti”, përfundoi ai.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.