15.07.2019 · përditësuar para 2551 dite1 min lexim
Kate Middleton dhe Prince William nuk ishin të vetmit që shkuan në Wimbledon të dielën.
Në ndeshjen e zviceranit Roger Federer dhe serbit Novak Djokovic u panë edhe Jeff Bezos dhe e dashura e tij Lauren Sanchez, njofton Klan Kosova.
Bezos, 55 vjeç, dhe Sanchez, 49 vjeçare mbanin syze dielli derisa Djokoviç kryesonte kundër Federer në ndeshjen historike.
CEO i Amazon, Bezos, i cili kohët e fundit përfundoi divorcin e tij prej 38 miliardë dollarësh nga gruaja MacKenzie pas 25 vjet martese, ka shijuar verën me Sanchez.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.