Lajmet e fundit

Në një takim të veçantë të mbajtur sot në Selinë e Shenjtë, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, u prit nga Papa Françesku.
Nëpërmjet një deklarate publike, Vance shprehu mirënjohjen për ftesën dhe mundësinë për të zhvilluar këtë takim me Atin e Shenjtë, transmeton klankosova.tv.
''Sot u takova me Shenjtërinë e Tij, Papa Françeskun. Jam mirënjohës për ftesën e tij për t’u takuar, dhe lutem për shëndetin e tij të mirë.
Gëzuar Pashkët!'', shkruan Vance.