Utah Jazz, triumfin e 32-të këtë sezon e arriti në përballjen me Brooklyn Nets, me shifrat 118:88, duke shijuar kështu më së shumti fitore në NBA.
Vendasit u udhëhoqën nga Donovan Mitchell, që realizoi 27-të pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.
Në anën tjetër, mysafirët ishin pa yjet e lënduar të ekipit si Harden, Durant dhe Griffin, derisa Irving mungoi për shkaqe familjare.
Jazz vazhdon të jetë në pozitën e parë të Konferencës Perendimore, ndërsa Nets në vendin e tretë të Konferencës Lindore.
Një pozitë më lartë se nju-jorkezët është Milwaukee Bucks, që triumfoi ndaj Boston Celtics, 121:119.
Khris Middleton ishte më i miri tek “drerët”, duke shënuar 27-të pikë, 13-të kërcime dhe katër asistime.
Në anën tjetër, Jaylen Brown ishte lojtari më në disponim tek “keltët” me 24 pikë dhe 10-të kërcime.
Kështu, Bucks ka arritur fitoren e tetë radhazi, duke qenë ekipi me serinë më pozitive në ligë.
Ndërsa seria pozitive prej tri fitoreve rresht, i është ndalur Phoenix Suns, që të mërkurën në mbrëmje ka pësuar nga Orlando Magic me rezultatin minimal, 112:111.
Ishte Evan Fournier që gjashtë sekonda para përfundimit të takimit, me depërtim dhe shënim i siguroi “magjistarëve” vetëm triumfin e 15-të sezonal .
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.