Jay Z po e kujton mikun e tij të ndjerë, Kobe Bryant.
Artisti 50-vjeçar ka folur rreth lidhjes së tij me yllin e basketbollit teksa është shprehur në Universitetin Columbia.
Kobe, vajza e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë vdiqën në mënyrë tragjike në një aksident me helikopter para disa javësh.
Jay dhe Kobe së fundmi e festuan Vitin e Ri në shtëpinë e tij, dhe Jay tani po zbulon njërën ndër bisedat e fundit që kishte bërë me të.
“Ai ishte në pozitë më të mirë që e kam parë”, thotë Jay në një video të publikuar nga kompania e tij, Roc Nation, duke shtuar se Kobe e vazhdoi bisedën duke u krenuar me aftësitë basketbollistike të Giannas.
“Njëra nga gjërat e fundit që më tha ishte ‘duhet ta shohësh Giannën se si luan basketboll”, kujtoi ai. “Dhe ajo ishte gjëja më e dhimbshme, sepse ai ishte aq krenar. Dhe pamja në fytyrën e tij ishte.. – E shikova dhe i thash ‘Oh, ajo do të jetë lojtarja më e mirë e basketbollit në gjithë botën’”.
“Ai ishte aq krenar”, shtoi Jay. “Pra kjo gjë është vërtetë e rëndë”.
Reperi më pas u shpreh se ai dhe Beyonce u prekën shumë nga vdekja e Kobe dhe Gianna.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.