28.02.2019 · përditësuar para 2694 dite1 min lexim
Javier Bardem ka treguar se ai dhe bashkëshortja e tij Penelope Cruz janë treguar kreativë me çmimet e tyre Oscars duke i shndërruar ato në llamba.
Bardem ka fituar çmimin Oscar për rolin dytësor në filmin “No Country for Old Men” të vitit 2007 derisa Cruz ka fituar Oscarin e saj për rolin po ashtu dytësor për filmin “Vicky Cristina Barcelona”.
Aktori ka treguar se ata kanë kthyer Oscarët në llamba që qëndrojnë në tavolinat anash shtratit të tyre.
“Ne i kemi vendosur poça elektrikë. Ne i ndezim llambat dhe lexojmë me dritën ndezur. Ne lexojmë shumë libra sepse kjo është mënyra e duhur për të na rikujtuar sa të mirë jemi sepse Oscarët tanë janë gjithmonë ndezur”, ka rrëfyer ai, transmeton Klan Kosova.
Aktori ka treguar po ashtu se kur çifti ka mysafirë në shtëpinë e tyre, ata i ftojnë në dhomën e gjumit për t’i parë nga afër çmimet e tyre Oscar.
“Ne do të donim që të lexonim libra të gjithë së bashku”, ka thënë ai me shaka, transmeton Klan Kosova.
Bardem ka treguar edhe për përshtypjet e tij lidhur me ceremoninë e fundit të Oscars që është mbajtur ditë më parë.
“Unë isha i surprizuar që ceremonia filloi me performancën e Queen dhe Adam Lambert. Ta kisha mundësinë që ta shihja Queen aq afër, ishte diçka e mrekullueshme”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.