Java e tretë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, pritet të sjell ballafaqime interesante.
Përballja e parë e xhiros do të jetë ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës. Kuqezinjtë kanë një fitore e një humbje, derisa kampionët e nisën edicionin me fitoren ndaj Golden Eagle Yllit, transmeton Klankosova.tv.
Të dielën është derbi i kësaj xhiro ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.
Derbi i skuadrave prizrenase po ashtu është interesant mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit.
Xhiroja e tretë do të mbyllet me takimin e së martës mes Borës dhe Pejës, që duan fitoren e parë në këtë kampionat.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.