Lajmet e fundit

Transmetimet e Bundesligës për këtë javë në Artmotion nisin me me një duel shumë interesant që do të jetë edhe hapës për xhiron e 23-të të Bundesligës.
20:30 WERDER – FRANKFURT ART SPORT 1
Java e radhës në Bundesliga në platformën më unike sportive në vend hapet me duelin interesant mes Werderit dhe Frankfurtit. Skuadra e Werderit nuk po kalon në një formë të mirë duke humbur thellë 4-0 në takimin e fundit dhe kjo ka bërë të zhvendosen në pozitën e 12-të tabelare me 23 pikë gjithsej.
Nga ana tjetër, Frankfurti që vazhdon të jetë në gjah për katër pozitat e para do të kërkojë fitoren e 12-të për t’i bërë presion tre skuadrave lidere të kampionatit.
Në 30 ndeshje mes tyre, 12 fitore ka arritur Frankfurti kundrejt Werderit që ka 10 suksese. Në anën tjetër tetë janë barazimet.
Werder, 11-shja e mundshme startuese:
Pavlenka – Toprak, Friedl, Moisander – Agu, Eggstien, Mohwald, Bittencourt, GebreSelassie – Rashica, Sargent
Frankfurt, 11-shja e mundshme startuese:
Trapp – N’Dicka, Hinteregger, Durm – Kostic, Hasebe, Ilsanker, Willems – Kamada, Younes, Jovic