Lajmet e fundit

Dion Lee në javën e modës “Mercedes-Benz” në Australi, paraqiti një veshje të bërë me tela peshkimi dhe 13 kg kristale “Swarovski”. Pjesëmarrësit e modës australiane e quajtën atë “Fustani prej xhami”.
“Ne zgjodhëm tela peshkimi neoni kështu që ngjyra të mund të kapej te kristalet. Më pas i kapëm me grep të gjitha bashkë në disa seksione, pak a shumë sikur bëni një byzylyk miqësie. Për të qenë të sinqertë, unë do të doja të ishte pak më i gjatë, por ishte shumë i rëndë sa u shqetësova që modelja nuk do t’ia dilte gjatë gjithë pasarelës”, shpjegon Lee, shkruan Shekulli.