11.10.2016 · përditësuar para 3564 dite1 min lexim
E gjithë java në vazhdim, do të përbëjë një ndalesë mbi shkrimtarinë e Dritëro Agollit.
Kremtimet për datëlindjen e 85-të e tij nisën me një ekspozitë të hapur në Bibliotekën Kombëtare, e titulluar “Migjeni i Dritëro Agollit”, pasi të dy emrat e letërsisë shqip, kanë lindur në të njëjtën ditë, në datën 13 Tetor.
Ajo përbën një udhëtim, në kohë, qysh në zanafillë, me poezitë e para në 1948-ën. Dhe e përzgjedhura e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, ishte “S’ka asgjë për të qeshur”.
E bija, Elona Agolli, u përkujdes që në këtë ekspozitë të mos mungonin edhe elementët që përbëjnë këndin me kujtime të krijimtarisë së të atit, si makina e shkrimit dhe poezi e prozë, në formën e dorëshkrimit, shkruan TV KLAN.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.