Kanë përfunduar katër ndeshjet e javës së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.
Në Suharekë, nënkampioni Ballkani e mposhti bindshëm Drenicën me rezultat 3:0.
Pikët e plota i mori Dukagjini që si vendas e mposhti Ferizajn, me rezultat 2:0.
Gjilani u befasua nga Malisheva, që e mposhti si mysafire me rezultat 1:3, njofton Klankosova.tv.
Llapi as këtë javë nuk u këndell pasi u mposht me rezultat 1:0 nga Prishina e Re.
Me fillim nga ora 20:15 në "Fadil Vokrri" do të luhet derbi i kësaj jave mes Prishtinës dhe kampiones në fuqi Dritës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.